
Meritan Shabani është larguar nga ekipi i Bajernit, por nga ana tjetër është marrë një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për Leon Dajakun, i cili ka luajtur me skuadrën e parë të Bajernit në miqësoren e sotme.
Skuadra e njohur gjermane ka fituar me rezultatin 23-0 ndaj FC Rotach-Eggem, duke e kthyer në stërvitje të pastër. Në golin e dytë të Bajernit, do të ishte pikërisht talenti shqiptar i dalë nga Bajerni që do të tundte rrjetën.
Më shumë gola arriti të shënonte Toliso me 4 realizime, ndërsa edhe Levandovski nuk kishte sesi të mos linte gjurmë me tripletën e tij. /Shqiperia.ch/