You are here
Home > Kombëtarja > Lenjani është i pandalshëm te Sioni, nuk mjaftohet vetëm me golin në sekondat e para

Lenjani është i pandalshëm te Sioni, nuk mjaftohet vetëm me golin në sekondat e para

Futbollistët shqiptarë janë duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Europë me klubet e tyre respektive. Armando Sadiku ka bërë golin e karrierës, në atë përballje që Lugano fitoi në transfertë me rezultatin 0-1 ndaj Bazelit.

Ndërkohë që Ermir Lenjani nuk ndalet me formën e tij fantastike që po tregon në Zvicër. Dy gola arriti të shënonte në ndeshjen e fundit ndaj Thunit, ndërsa këtë herë ia ka dalë edhe me Luzernin. Goli i parë i takimit do të vinte në sekondën e 10, që ishte edhe me i shpejti për këtë sezon në Zvicër. Por lojtari i Kombëtares nuk u ndal me kaq, pasi dha edhe asisit në golin e dytë të Sionit, në atë barazim në shifrat 2-2 ndaj Luzernit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top