
Besnik Hasi rrezikon një largim të mundshëm nga ekipi i Al Raedit, me aventurën e re që nisi në Arabinë Saudite. Tashmë trajneri shqiptar e ka humbur ritmin dhe nuhatjen e fitores, teksa ka 8 ndeshje që nuk e arrin brenda 90 minutave.
Kjo ka sjellë që drejtuesi e skuadrës së Al Raedit të rimendojnë vazhdimin e Hasit, për shkak të mungesës së rezultateve. Ditët në vazhdim mbeten vendimtare për teknikun shqiptar, që u largua në Arabinë Saudite pas një periudhe të mirë në Europë.
Vlen të theksohet drejtimi i skuadrave më të njohura, për ta nisur me Anderlehtin ku fitoi edhe titullin kampion në Belgjikë, Olimpiakosin apo edhe Legian. /Shqiperia.ch/