Kosova pritet që të luajë dy ndeshjet e fundit të “Ligës së Kombeve”, ku këto sfida do të vendosin fatin e dardanasve përsa i përket kualifikit në fazën pasardhëse. Skuadra e Shaland do ndeshet me ekipin e Maltës në transfetë dhe përballjen e fudnit do ta ketë me rivalët për vendin e parë, Azerbajxhanin, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Paraqitet e larta të Kosovës në “Ligën e Kombeve”, ka shtuar shumë kërkesat e tifozëve dardanas për të qënë në stadium. Kjo gjë në ndeshjet e shkuara, ka krijuar shumë pakënaqësira tek tifozët, për shakak të një bilete. Tashmë mesa duket Federata e Futbollit Kosovë, ka menduar një zgjidhje tjetër për këtë gjë, ku po projektohet që në sfidën me Azerbajxhanin biletat të blihet online nga sportëdashësit . Kjo mund të jetë një zgjidhje tejt e pëlqyeshme nga tifozët dardanas, të cilët me shumë mundësi do të eleminohet rradhat e gjata tek sportelet për të blerë një biletë. /Shqipëria.ch/