
Në Europën e vërtetë vijnë gjithmonë disa leksione të cilat janë vetëm për t’u marrë shembull. Pasi fati i keq ndëshkon në një mënyrë ose tjetër futbollistin për të mos vazhduar dot me përfaqësimin në fushë, ekipi me frymën dhe kulturën e duhur gjithmonë i ofron një mundësi për t’i lehtësuar disi dhimbjen.
Këtë gjë e bëri Manchester City me Sinan Bytyqin, i cili në një moshë fare të re dhe atëherë kur konsiderohej si talenti më premtues i anglezëve, u ekzaminua për një problem në zemër. Futbolli i ndalohej rreptësisht dhe skuadra e njohur i ofroi një vend në staf, për të vëzhguar talentet e ndryshme në Europë.
Në të njëjtën mënyrë është sjell edhe Porto me legjendën Kasijas. Ky i fundit kaloi një moment të vështirë pasi një goditje që mori në zemër, ndërsa i duhej të linte futbollin. Portugezët i kanë ofruar mundësinë për të qënë në stafin e tyre dhe për të mos hequr dorë prej tij. /Shqiperia.ch/