
Ansi Agolli, ditën e sotme e starton ndeshjen titullarë me klubin e tij të Karabak, në sfidën që kanë azeret sot kundër ekipit anglez të Arsenalit, të vlefshme per “Europa Ligë”. Kjo sfidë do të jetë edhe si një “derbi” mes ish-kapitenit të Kombëtares kundër shqiptarëve si Granit Xhaka dhe Mustafi.
Pas disa ndeshjeve Agolli kishte humbur vëndin e titullarit tek ekipi i tij, ndërsa sot ai rikthehet aty ku i takon dhe mbi të gjitha në një ndeshje shumë të rëndësishme, në kompedicionin “Europa Ligë”. Si për ironi të fatit ai ka besimin e trajnerit të ekipit ku ai luan, por ndryshe nga Karabaku, ai nuk arriti të krijonte një besim tek Panuçi për të marrë një ftesë tek Kombëtarja për sfidat e tetorit. Ansi Agolli është titullar në përballjen e sotme që ka klubi tij, në kuadër të ndeshjeve të Europës.
Ansi Agolli është një nga legjionarët e padiskutueshëm të tij, ku pavarsisht moshës që ka, mbrojtësi I krahut të majtë, është gjithmon gati sa herë që Shqipëria të ketë nevojë për atë. /Shqipëria.ch/