Frank Lampard është një nga figurat legjendare të futbollit anglez, duke qëndruar për shumë sezone në ekipin e Çelsit, atje ku ka shkruar edhe historinë e tij.
Tashmë është momenti që ish-futbollisti anglez të marrë rolin e trajnerit, ashtu siç shpeshherë na ndodh të shohim me figura të tilla. Sipas asaj që raporton “Daily Mirror”, Lampard ka nisur negociatat për të qenë trajneri i Derby County që do të luajë në “Championship” gjatë sezonit të ardhshëm. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/