
Koha kur trajneri Steven Gerrad mbronte Eros Grezdën për efikasitetin e pakët në portën kundërshtare dhe nivelin e dobët të treguar, i përket vetëm së shkuar. Tashmë sulmuesi shqiptar nuk po grumbullohet as në stol për ndeshjet e ekipit skocez dhe largimi në verë duket i pakthyeshëm.
Së fundmi në konferencën për shtyp, gazetarët në Skoci e kanë pyetur trajneri Gerrard me emra konkretë, se përse Grezda dhe Barisic kanë dështuar në këtë aventurë. Tekniku i Rangersit nuk zgjodhi që t’i merrte më lojtarët në mbrojtje:
“Për fat të keq, ka pasur shumë lojtarë kur erdha te Rangersi që na linin mbrapa dhe ngadalësonin aksionet tona. Faktikisht, ka ende disa vërdallë. Në kohën e duhur, do të flas edhe më hapur. Ia kam thënë edhe lojtarëve. Kam folur me Grezdën dhe Barisic se çfarë kanë bërë për të marrë besimin tim. Jo shumë, kështu që përgjigja është brenda pyetjes tuaj. Unë nuk flas për emra në veçanti, porn ë përgjithësi. Nuk keni asnjë shans, nëse qëndrimi juaj këtu te ne nuk është me zhurmë”, ka thënë Grezda. /Shqiperia.ch/