
Ljubisa Tumbakovic do të merrte një vendim të pazakontë pak orë para ndeshjes me Kosovën, duke zgjedhur bojkotimin e dardanasve. E gjitha kjo erdhi pas presionit të Serbisë për trajnerin e tyre që drejtonte Malin e Zi.
Legjenda e Milanit dhe presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit, Dejan Savicevic, ka rrëfyer gjithë prapaskenën e atij takimi. Kosova do të barazonte me rezultatin 1-1 ndaj Malit të Zi, duke ia dalë edhe pas asaj ndërhyrjes nga politika.
“Iu tha lojtarëve se i tradhëtoj dhe se kjo shkonte më shumë se futbolli. Nisi të qante, por ishte një vendim aspak i lehtë për të dhe një vendim ku nuk guxoi. Për këtë unë kam folur, ditë pas dite. Ai kishte një eksperiencë të madhe dhe e kam menduar se mund të ndodhte. Nuk mendova se mund të ndodhte në ditën e fundit të ndeshjes. Ndoshta edhe unë u tregova pak naiv dhe i besova shumë”, ka thënë Savicevic. /Shqiperia.ch/