
Një nga portierët më të lakmuar në kampionatim italian, natyrisht është edhe Thomas Strakosha. Gardiani kuqezi është shndërruar në një pikë të fortë tek skuadra laciale, teksa këtyre të fundit shpesh herë ka qënë vendimtarë me pritjet që ka bërë.
Strakosha është mësuar të marrë shumë lëvdata nga paraqitjet që ka bërë në fushën e blertë, pa harraur këtu edhe kritikat. Numri një i portës së Lacios, ditën e djeshme ka marrë një koment që shkon kundër tij, nga ish-kolegu, Mario Lelpo, që kohë më parë ka mbrojtur portën e Lacios.
Lelpo është shprehur për portjerin shqiptar, se ai nuk është një fenomen dhe se është rritur shumë shpejt. Mario gjithashtu theksoi se Strakosha nuk po mundet dot më të rrisë performancën e tij në fushën e blertë dhe se kjo gjë ka ndaluar në vend.
“Me siguri Strakosha është një portier i mirë, por nuk është fenomen, kjo nuk është kritikë, është vetëm një vëzhgim. Le të themi se ai u rrit shumë shpejt, por tani ai është ndalur në një standard të caktuar “, u shpreh mes të tjerash legjenda Mario Lelpo. /Shqiperia.ch/