You are here
Home > Kombëtarja > Legjenda angleze me “sopatë të madhe”: Çfarë tha Panuçi? Grezda vlen 20 sterlina, është katastrofë

Legjenda angleze me “sopatë të madhe”: Çfarë tha Panuçi? Grezda vlen 20 sterlina, është katastrofë

Ditën e sotme është luajtur një nga derbit më të bukur dhe më të fortë në Europë. Pikërisht përballja mes Glasgou Rangers dhe Celtik, e cila është mbyllur me fitoren e vendasve me rezultatin 1-0.
Gjatë gjithë javës ka patur deklarata dhe kundërpërgjigje nga kampet kundërshtare, për një ndeshje aspak të zakontë.

Përsa i përket legjionarit tonë, Eros Grezda, që është pjesë e skuadrës së Rangersave, në këtë sfidë nuk ishte i grumbulluar nga trajneri i tij, Stiven Gerrard.
Ish sulmuesi i Celtik dhe i Anglisë, Kris Saton, ka lëshuar deklarata të forta kundrejt sulmuesit kuqezi. Ai e ka cilësuar Grezdën si një katastrofë për trajnerin e tij dhe se nuk kushton më shumë se 20 stërlina.

“Eros Grezda për shembull ka qenë pak a shumë një katastrofë. Trajneri i Shqipërisë, Panuçi, tha se ai është një lojtar që do të vlej 20 milionë sterlina, por mendoj se ai e ka pasur për 20 sterlina”, ka përfunduar ish sulmuesi i Celtik, Kris Saton. Eros Grezda u tranferua me shumë bujë në Skoci, por deri në këtë perudhë, ende nuk ka mundur të tregojë plotësisht vlerat e tij me skuadrën skoceze. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top