
Ledian Memushaj kontribon në fitoren e ekipi të tij të Pescarës në “Serin B” italiane. Skuadra ku ai bën pjesë arriti të fitojë në javën e katër, ku ka mundur ekipin e Foggia, me rezultatin 1 me 0. Këtë fitore tepër të rëndësishme të klubit të Pescarës, një pjesë të mirë të kontributit, kishte dhe lojtari shqiptar Ledian Memushaj.
Ishte pikërisht Ledian Memushaj, legjionari i kombëtares i cili arritit të jepte asistin në golin e vetëm të ndeshjes, të shënuar nga Gravilloni. Ekipi italian që luan në kategorinë e dytë të kampionatit italian, mori një 3 pikësh shumë të vlefshëm, teksa qëndron në vendin e 4 me 8 pikë dhe vetëm dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Verona.
Në këtë fillim kampionati, lojtari kuqezi duket se ka gjetur formën e tij më optimale, duke e ndihmuar klubin ku ai bën pjesë që të arrij rrezultate pozitive. Ajo çka është për tu theksuar tjetër, është se Memushaj po i jep një ndihmesë shumë të madhe kluit italian Pescarës, për të arritur synimin e saj, ngjitjen në “Serin A”.