You are here
Home > Futboll Bota > Ledian Memushaj “tërheq” ekipin italian drejt vendit të parë në kampioant

Ledian Memushaj “tërheq” ekipin italian drejt vendit të parë në kampioant

Ledian Memushaj pritet të jetë sonte në mbrëmje tituallr me klubin e tij Pescara. Legjonari është një nga pikat kyçe të skuadrës italiane, e cila synon ngjitjen nga “Seria B” ku është, në “Serinë A”.

Mesfushori me tipare sulmuese këtë fillim sezoni në kampionatin italian, ka treguar që është një lojtar shumë i domosdoshëm për ekipin e Pescarës. Në pesë paraqitje në “Seria B” ai ka realizuar dy gola, duke i dhënë pikë të rëndësishme klubit ku ai bën pjesë. Vlonjati 31 vjeçar, po tregon gjithnjë e më shumë që është një ndër altrenativat më të mira të momentit të trajnjerit Panuci dhe Memushaj po i tregoj italianit se me të vërtet ai e meriton një vend titullari në Kombëtare.

Pescara e Ledian Memushajt, gjendet në vendin e dytë në kampionatin italian, “Seria B”, vetëm dy pikë larg vendit të parë që mbahet nga Verona.  Klubi i legjionarit luan sonte në mbrëmje kundër Padova-s dhe ka mundësinë më të mirë për të rimarrë vendin e parë në ligën e dytë italiane. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top