You are here
Home > Kombëtarja > Le të shpëtojmë titujt dhe paratë! Bajerni me vendime të qarta, Shabani do të dëgjohet në janar

Le të shpëtojmë titujt dhe paratë! Bajerni me vendime të qarta, Shabani do të dëgjohet në janar

Pas shumë e shumë vitesh, Bajerni i Mynihut sheh sesi sundimi i tij në Gjermani nuk po ndodh më dhe ndikimi që ka pasur, ka rënë ndjeshëm.

Çfarë ka ndodhur? Në këtë skuadër, duket se asgjë nuk po ecën më si më parë. Drejtuesit e skuadrës i kanë dhënë besim maksimal trajnerit Kovaç, megjithëse rezultatet e tij kanë qenë zhgënjyese.

Por i gjithi ky besim, ndoshta vjen edhe duke parë formën e lojtarëve, që kurrsesi nuk ka lidhje me Bajernin në sezonet e kaluara. Në kushte të tilla, presidenca ka vendosur që për të mbrojtur paratë e investuara dhe titujt e fituar, të marrë një vendim të pakthyeshëm.

Fytyra e skuadrës do të ndryshojë në vitin e ardhshëm, teksa do të kemi shumë ndryshime. Mjafton t’ju themi që lojtarë si Robeni dhe Riberi nuk do të jenë më pjese e gjigandëve gjermanë, për të vazhduar edhe me emra të tjerë si Rafinja dhe Boateng.

“Në vitin tjetër, do të ndërrmarim një hap për të ndryshuar shumë fytyra në ekipin tonë. Fillimisht jemi duke i kursyer disa para, për ndonjë blerje të madhe, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës thjeshtë duhet të bëj më shumë”, u shpreh Uli Hënes për “Sky”.

Por sipas asaj që thonë mediat gjermane, Meritan Shabani do të jetë një pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe sipas të gjitha gjasave, në vitin e ardhshëm mund të jetë një titullar i padiskutueshëm te Bajerni i Mynihut, pasi dyert dhe hapësirat do të hapen së tepërmi nga largimet e shumta që do të ndodhin pas pak kohësh. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top