You are here
Home > Kryefaqja > Lë të hapur shkarkimin, trajneri i Shkëndijës: Nuk e di as unë, janë të gjithë në krizë

Lë të hapur shkarkimin, trajneri i Shkëndijës: Nuk e di as unë, janë të gjithë në krizë

Shkëndija e Tetovës ëshë duke kaluar një periudhë të vështirë, që u vu re në kualifikueset e kupave të Europës dhe po vazhdon të jetë prezente edhe në kampionat. Tetovarët u eleminuan nga Europa nga ekipe modeste në letër si dhe kanë marrë dy humbje me rezultat minimal në kampionat. Ndërkohë trajneri Osmani ka folur së fundmi për gjendjen në të cilën gjendet ekipi, ku në një prononcim për “Lajmpress” është shprehur se ekipi ndodhet në një krizë totale, ndryshe nga më parë. Madje në fund lihet e hapur rruga për një shkarkim të mundshëm.

“Patjetër se po. Pjesa më e madhe e skuadrës është jashtë formës optimale. Nuk e di as vetë se si ka ndodhur të grumbullohet gjithë kjo krizë mes lojtarëve në të njëjtin moment sepse ndodh që kur një lojtar është jashtë forme. tjetri del në sipërfaqe. Kësaj radhe ne kemi në krizë të gjithë lojtarët që pritet të fitojnë ndeshjen ose të bartin barrën kryesore të ekipit. Si duket ky është një arsye shtesë që Shkëndija gjendet në këtë krizë.

Nuk mund të them për telashe tjera sepse futbolli është një sport shumë kompleks dhe të ndodh që të fitosh ndeshjen, por të keni probleme brenda skuadrës, por suksesi i mbulon këto. Ka raste tjera kur gjërat janë Ok, por nuk keni rezultate dhe sigurisht që ndjenë pakënaqësi. Problemi ynë kryesorë është në rezultate sepse nuk ndodh që ne mos të shënojmë gol të paktën me potencialin që kemi mos të arrijmë të fitojmë pikë dhe tashmë gjithë vëmendja fokusohet se si të dalim nga kjo krizë.

Unë gjithmonë them se kur fiton skuadra më meritorë janë lojtarët, ndërkohë kur vijnë disfatat, atëherë trajneri është i pari që duhet marrë përgjegjësinë më të madhe. Është rregull i pashkruar në futboll. Nuk e kam ndërmend të kërkoj të shmangë ose ta amnestojë vetën nga kjo situatë. Por duke ndjerë përgjegjësi maksimale për situatën momentale në mungesë të rezultateve mund të them se në klub jemi cdo ditë bashkë dhe kemi folur edhe pas eliminimit nga LK dhe më pas edhe nga LE janë gjëra të brendshme që duhet flas klubi.

Respektoj çdo vendin eventual që do të vinte nga ana e drejtuesve të klubit. Jam i vetëdijshëm për çdo situatë, por si do që të vendoset unë e kuptojë që situata është e tillë dhe çdo vendim i pronarëve të klubit do të ishte i drejtë”, ka thënë Osmani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top