Ekipi i Werderit do të luajë gjatë ditës së sotme ndaj Mainz, në takimin e vlefshëm për kampionatin gjerman. Duke parë ndeshjet e fundit të Werderit, fitorja sot është një detyrim dhe flitet për një ndeshje delikate, pasi nuk kanë kaluar shumë kohë nga ai turpërim i pësuar ndaj Leverkusenit në shtëpi.
Por trajneri i këtij ekipi, Kohfeld vazhdon të marrë disa vendime të pakuptueshme. Milot Rashica, Kevin Mohwald dhe Josh Sargent duhej t’i largoheshin skuadrës dhe të vishnin rrobat “civile”, pasi nuk u zgjodhën nga trajneri për të qenë pjesë e skuadrës ndaj Mainzit.
Megjithëse u stërviten me ekipin dhe nuk patën asnjë shqetësim, mesa duket ky ishte një vendim taktit i Kohfeld, që gjithsesi nuk e gjen një shpjegim. Rashica është një prej futbollistëve më të mirë që kjo skuadër ka në gjirin e saj dhe këtë e ka treguar sa herë i është dhënë mundësia, shpeshherë duke u kthyer edhe në “hero”. Por të mirat harrohen shpejt, ndërsa një performancë e dobët mund të mbahet mend përjetësisht. /Shqiperia.ch/