Breshia nuk kishte vetëm një futbollist shqiptar në përgatitjet që zhvilloi për nisjen e sezonit të ri. Përveç Emanuele Ndojit, në listë gjendej edhe sulmuesi 17-vjeçar, Brijan Ibrahimi.
Megjithatë trajneri i ekipit të parë të Breshias që do të jetë pjesë e Serisë A, vendosi që ta rikthente përkohësisht Ibrahimin te të rinjtë. Vetë faqja zyrtare e klubit italian ka shpërndarë lajmin se sulmuesi në fjalë ka marrë ftesën e Shqipërisë U-19. Ky lojtar ndodhet në listë për t’u grumbulluar nga data 4-12 gusht. /Shqiperia.ch/