
Padyshim që është më i miri në Holandë, Herenveni është me fat që ka në skuadër një lojtar si Arbër Zeneli. Ky futbollist është i aftë të bëj diferencën edhe i vetëm, duke i mjaftuar topi në këmbë, për ta dërguar atë deri te rrjeta.
Por pavarësisht potencialit të madh që zotëron, lojtari shqiptar nuk është se shquhet për egoizëm të tepruar dhe kjo është ajo që vihet më tepër re në të. Flasim për një futbollist që të bën diferencën edhe në asistimet e dhëna.
Kështu, nëse flasim për momentet vendimtare kur Zeneli ka dhënë pasën e fundit, ai në dy sezone ka lënë mbrapa lojtarë si Steven Berghius që luan te Feynord, Hakim Ziyech me Ajaksin, apo Steven Bergëijn që luan te PSV. Zeneli gjithmonë të lë mbrapa targën shqiptare, teksa në këtë sezon ka dhënë 6 asist, ndërsa 13 herë ka bërë pasimin e fundit në sezonin e shkuar. /Shqiperia.ch/