
Në prag të ndeshjes së parë në fazën e grupeve të “Europa League”, skuadra e Lacios ka zhvilluar seancën e rradhës stërvitore. Kjo seancë është zhvilluar pasditën e sotme rreth orës 17:30 e cila zgjati rreth 2 orë.
Ajo çka u pa në këtë stërvitje, ishte se trajneri i të kaltërve, Siomone Inzaghi, kishte lënë pushim gardianin e portës, Thomas Strakosha dhe Stefan Radu, ndërsa ky i fundit pësoi një dëmtim të lehtë gjatë ndeshjes së fundit të lacialve në kampionat. Ky pushim paraprak që mori legjionari kuqezi Strakosha, ishte për shkak të impenjimeve të shumta të portjerit gjatë ndeshjeve intensive të ekipi të tij, Lacios.
Sfida e ekipit të Lacios kundër skuadrës të Apollon Limansol, do të luhët ditën e enjte në “Olimpico Stadium” të qytetit të Romës në orën 18:55. Kjo mdeshje është e vlefshme për fazën e grupeve të “Europa League”. Shqipëria.ch/