
Liridon Latifi mori gjithë vëmendjen e mediave hungareze pak kohë më parë, teksa arriti të eliminonte i vetëm Paks nga Kupa, duke shënuar tripletë në fitoren e ekipit të tij me rezultatin 1-3.
Askush nuk e priste një kualifikim të tillë, pasi në të parën Pushkash Akademi kishte humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi. Por vetëm sulmuesi shqiptar, ka mjaftuar për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Tashmë, Latifi nuk po arrin të shënojë më në kampionat. Fillimisht Pushkash Akademi do të fitonte me rezultatin 2-0 ndaj Debrecen, ku megjithëse ish-lojtarit të Skënderbeut iu besua vendi i titullarit, nuk la gjurmë.
Së fundmi është DVTK që e ka mposhtur me rezultatin 1-0 falë golit të Hasanit. Ky i fundit pasi mori një top brenda 10-metrave, e dërgoi topin poshtë këmbëve të portierit. Ndërsa sa i përket Latifit, u aktivizua në minutën e 30 në fushë pas një dëmtimi të një prej shokëve të tij, por sërish nuk shënoi. Kulmi do të arrinte në sekondën e fundit të lojës, kur Latifi gaboi edhe nga pika e bardhë e penalltisë, duke lënë në fuqi golin e Hasanit. /Shqiperia.ch/