
Pushkash Akademi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj DVTK, në takimin e vlefshëm për kampionatin hungarez.
Liridon Latifi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e ka lënë gjatë jashtë fushës së blertë. Mesfushori shqiptar dukej se po kapte formën më të mirë, teksa kishte realizuar së fundmi edhe në takimin e Kupës.
Por një paraqitje zhgënjyese ka treguar ndaj DVTK Latifi, ndërsa ka gabuar të shënojë nga vetëm dy metra larg portës kundërshtare. Në një situatë të tillë, futbollisti i Kombëtares ka ngelur në dhomat e zhveshjes, pasi trajneri nuk e aktivizuar në pjesën e dytë, duke e ndërruar menjëherë. /Shqiperia.ch/