You are here
Home > Kryefaqja > Latifi është më pranë historisë, “luftëtari shqiptar” projektohet për titullin e UFC-së

Latifi është më pranë historisë, “luftëtari shqiptar” projektohet për titullin e UFC-së

Florian Marku ëndërron të ndeshet në një arenë të tillë, por Ilir Latifi është duke u ndeshur prej kohësh me më të mirët në këtë arenë, ku përpara se të futesh në të, duhet të nënshkruash edhe një kontratë me vdekje(rregulli i këtij sporti).

Ajo që bën përshtypje te Ilir Latifi, është se edhe pse ka lindur në Suedi, e flet gjuhën shqipe në mënyrë të rrjedhshme dhe asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij. Tashmë “shqiponja”, i referohemi asaj shqiptare, Latifi, është projektuar dhe ka mundësi që të marrë titullin kampion të UFC në divizionin e tij.

Kështu, në dhjetor do të jetë edhe takimi i shumëpritur mes luftëtarit shqiptar dhe Corey Anderson. Sipas  raportimeve të fundit, UFC e ka mban këtë duel si një rast rezervë për të dorëzuar titullin e saj. Fillimisht është takimi mes Jones dhe Gustafsson ai që pritet të përcaktojë edhe kampionin, por në rast se del diçka del përtej parashikimeve, një lëndim i njërit prej dy sportistëve, do të sillte që titulli të vendosej pikërisht në takimin mes Anderson dhe Latifit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top