Florian Marku ëndërron të ndeshet në një arenë të tillë, por Ilir Latifi është duke u ndeshur prej kohësh me më të mirët në këtë arenë, ku përpara se të futesh në të, duhet të nënshkruash edhe një kontratë me vdekje(rregulli i këtij sporti).
Ajo që bën përshtypje te Ilir Latifi, është se edhe pse ka lindur në Suedi, e flet gjuhën shqipe në mënyrë të rrjedhshme dhe asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e tij. Tashmë “shqiponja”, i referohemi asaj shqiptare, Latifi, është projektuar dhe ka mundësi që të marrë titullin kampion të UFC në divizionin e tij.
Kështu, në dhjetor do të jetë edhe takimi i shumëpritur mes luftëtarit shqiptar dhe Corey Anderson. Sipas raportimeve të fundit, UFC e ka mban këtë duel si një rast rezervë për të dorëzuar titullin e saj. Fillimisht është takimi mes Jones dhe Gustafsson ai që pritet të përcaktojë edhe kampionin, por në rast se del diçka del përtej parashikimeve, një lëndim i njërit prej dy sportistëve, do të sillte që titulli të vendosej pikërisht në takimin mes Anderson dhe Latifit. /Shqiperia.ch/