
Ilir Latifi ka njohur kundërshtarin e tij të ri që do të përballet në UFC. Ai është amerikani Corey Anderson, i cili rekordin e tij personal e ka me 12 fitore dhe 4 humbje.
Në një postim në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, Latifi njofton të gjithë fansat e tij, veçanërisht shqiptarët që 29 dhjetor, do të ketë përballjen e tij të rradhës në UFC, e cila do të mbahet në Las Vegas të Amerikës.
Në renditjen botërore amerikani Corey Anderson renditet në vendin e 7 në kategorinë e peshave të lehta, aty ku edhe shqiptari Latifi bënë pjesë. Përsa i përket Ilirit, ai është 3 vende më lartë se Anderson, teksa gjendet në vendin e 4, ky synon edhe rripin e artë për këtë kategori në UFC.
Shqiptari Latifi ështe 35 vjeç dhe ka arritur në këtë ligë, 14 fitore, ku 4 të tilla i ka me nokaut. Gjithashtu ai ka edhe pesë humbje në të gjithë karrjerën e tij në peshat e lehta në UFC. /Shqiperia.ch/