Një largim i papritur ishte ai i Valon Behramit nga Zvicra, pas një performance shumë të mirë që mesfushori shqiptar zhvilloi në Botërorin e Rusisë.
Do të ishte vetë trajneri Petkoviç, njeriu që mori përsipër përgjegjësinë e këtij veprimi, duke mos e konsideruar Behramin si pjesë e së ardhmes. Ky i fundit ka pasur gjithmonë simpatinë e tifozëve zviceranë dhe kjo u vu re lehtësisht edhe gjatë ditës së sotme.
Tifozë të shumtë të pranishëm në takimin mes Zvicrës dhe Islandës, kanë mbajtur në duar parulla të ndryshme të cilat kishin të njëjtën kryefjalë: “Petkoviç, jashtë”. Tekniku i lindur në Kroaci, e sheh veten në një pozitë jo shumë të favorshme, pavarësisht fitores tenistike me rezultatin 6-0 në takimin e sotëm. /Shqipëria.ch/