You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Largohet shqiptari i vetëm nga Serbia, Xhemaili zgjedh Shqipërinë jo vetëm si Kombëtare

Largohet shqiptari i vetëm nga Serbia, Xhemaili zgjedh Shqipërinë jo vetëm si Kombëtare

Faton Xhemaili ishte futbollisti i vetëm shqiptar që aktivizohej në Serbi. Mbrojtësi 20-vjeçar që ka qenë pjesë e Radnikut, nuk është aktivizuar shumë në kampionatin serb, sigurisht edhe për shkak të kombësisë së tij.

Gjithsesi, Bushi e dalloj potencialin e tij duke e ftuar te Shpresat. Debutimi me kuqezinjtë erdhi ndaj Maltës në “Selman Stërmasi”. Tashmë, sipas asaj që raporton “Supersport”, futbollisti shqiptar e ka braktisur Serbinë.

Shqipëria do të zgjidhet jo vetëm si Kombëtare për t’u përfaqësuar nga Xhemaili, por edhe si kampionat për të vazhduar karrierën. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti në fjalë do të luajë për Kukësinë gjatë vazhdimit të sezonit në “Superiore”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top