You are here
Home > Kombëtarja > Largohet nga Kombëtarja? Lila: Nuk vendoset në sekondë, ka një jetë aty brenda

Largohet nga Kombëtarja? Lila: Nuk vendoset në sekondë, ka një jetë aty brenda

Kombëtarja shqiptare do të përballet ndaj Francës në transfertën e mbrëmjes së sotme. Një takim më shumë se i vështirë, ku kuqezinjtë do të provojnë shanset e tyre.

I ftuar në “Supersport” për të komentuar këtë ndeshje, është i pranishëm edhe Andi Lila. Ky i fundit ka deklaruar se nuk e ka vendosur ende nëse do të largohet nga Kombëtarja, ndërsa thekson se është ndierë i prekur kur ka parë mesazhin e lamtumirës nga Migjen Basha.

“Largohem nga Kombëtarja? Nuk bëhet në sekondë, është një jetë aty brenda. Më duhet të flas me familjarët e mi, miqtë dhe të marr vendimin. Jam natyrë e fortë, por jam prekur dhe më kanë shkuar lotët kur pashë mesazhin e lamtumirës nga Migjen Basha. Kemi shkruar historinë së bashku. Të gjithë u ka ardhur dita, edhe mua do të më vijë dita për t’u larguar”, ka thënë Lila.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top