You are here
Home > Kombëtarja > Largohet nga AEK-u, merr fund shpërfillja për Hajdarin: Fillimisht do të shoh gruan, është shtatzanë

Largohet nga AEK-u, merr fund shpërfillja për Hajdarin: Fillimisht do të shoh gruan, është shtatzanë

Një nga lojtarët që mund të quhet nga më të pafatit përsa i përket legjionarëve kuqezi, mund të themi se është Astrit Hajdari. Mesfushori shqiptar duket se nuk po i shkojnë gjërat siç duhet, pasi siç raportohet nga medat greke, lojtari është shumë pranë prishjes së kontratës me ekipin e tij të AEK-ut.

Tashmë janë vetëm disa çështje të vogla burokratike ato që ndalojnë largimin e këtij lojtari nga skuadra greke. Në një intervistë për mediat fqinje, futbollisti shqiptar është shprehur se ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, por e vetmja gjë e sigurt është që do i bashkohej familjes fillimisht, pasi gruaja e tij është në pritje të një fëmije.

“Ne jemi të gatshëm të zgjidhim kontratën në një mënyrë të mirë. Do të shkoj në shtëpi dhe do të shoh se çfarë po ndodh. Gruaja ime është shtatzanë dhe jemi pak larg njëri-tjetrit. Nuk kam shumë kohë për t’u menduar, do të shoh nëse do të shkoj në Suedi ose diku tjetër, por ende nuk e di akoma. Unë do të zgjedh më të mirën për mua dhe familjen time”, është shprehur Hajdari.

Astrit Hajdari përpara se të zgjidhte Kombëtaren e Shqipërisë, tek skuadra greke e AEK-ut ishte një titullar. Sapo futbollisti në fjalë zgjodhi t’i bashkohej Shqipërisë, peripecitë që kalojë dhe historia është e ditur për të gjithë, teksa skuadrën e tij më së shumti e ka parë nga pankina dhe televizori. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top