You are here
Home > Futboll Bota > Largohet me barrelë dhe i gjakosur, ekipi i Albacetes shpërthen për Rei Manaj

Largohet me barrelë dhe i gjakosur, ekipi i Albacetes shpërthen për Rei Manaj

Granada është duke luajtur ndaj Albacetes në një takim me shumë rëndësi në Spanjë, pasi luajnë dy vendet e para, të cilat janë pretendentet kryesore për ngjitjen në “La Liga”. Nga minuta e parë e ka nisur edhe sulmuesi i Shqipërisë, Rei Manaj.

Ky i fundit ishte heroi i skuadrës së Albacetes në ndeshjen e shkuar, duke i dhënë tre pikët ekipit falë një goli të bukur që shënoi nga distanca. Por këtë herë fati nuk i ka buzëqeshur futbollistit shqiptar. Ai është larguar me barrelë dhe është parë i gjakosur, duke e braktisur ndeshjen ende pa u mbyllur pjesa e parë.

Pasi ka “vjedhur” një top nga mbrojtësi kundërshtar, Manaj ishte duke shkuar drejt portës së Granadës, por është ndalur në mënyrë të gabuar. Çuditërisht arbitri ka dhënë vetëm një karton të verdhë për mbrojtësin e Granadas, megjithë revoltën e pankinës së Albacetes. Në fund ishte Rei Manaj ai që duhej të largohej nga fusha, me barrel dhe i shoqëruar nga duartrokitjet e stadiumit të tejmbushur. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top