Ismet Munishi ka shpjeguar arsyen se përse u largua nga Besa e Pejës. Në një intervistë dhënë ditën e djeshme për “Futbolli i Kosovës”, ai tregon se faktori kryesor që u largua nga pejanët ishte pakënaqësia e tij në lidhje me kryesinë e klubit.
“Përfundimisht vendosa të largohem nga Besa. Arsyet kryesore janë çasja aspak korrekte nga kryesia. Dorëheqja është çështje principesh dhe edukatës sportive që i kam, jo se kam pasur oferta tjera”, deklaroi Munishi për Futbolli i Kosovës.
Më herët kam pasur oferta nga shumë skuadra të Kosovës dhe të Shqipërisë, por i besova Besës. Tani jam i lirë dhe nëse ka ndonjë ofertë serioze nga ndonjë klub, do ta pranojë. Jo nuk jam në bisedime me Dritën,atyre ju uroj suksese dhe kam respekt për tifozët ‘Intelektualët’, përfundoi aa.
Gjithashtu pak ditë më parë, në profilin e tij zyrtar ai ka postuar : “Per arsye personale më nuk jam më trajner i klubit te madh Besa. Besoj që kryesia stafi dhe lojtarët të kenë suksese dhe të kenë Besë sikurse e ka emrin klubi . Besa Besa shumë suksese” .
Në këto javë të para kampionat Ismet Munishi e “la” Besën në vendin e parë, duke kryesuar Ligën e Parë në Kosovë me plot 7 pikë të grumbulluara. /Shqipëria.ch/