You are here
Home > Futboll Bota > Largimi i një legjende, letra prekëse e Iniestës: Qesharake si është jeta, topi më i trishtuar se dje

Largimi i një legjende, letra prekëse e Iniestës: Qesharake si është jeta, topi më i trishtuar se dje

Fernando Torres e ka lënë futbollin, ndërsa ka luajtur takimin e fundit të karrierës në ditën e sotme. Një kujtim jo edhe aq i bukur, pasi humbi me rezultatin 1-6 në kampionatin japonez ndaj Kobes, ndërsa sulmuesi spanjoll i përkiste skuadrës së Tosu.

Një rastësi e bukur pasi përballë tij ishin Andres Iniesta dhe David Villa, të dy shokët e skuadrës te Spanja, që do të ishin prezent në ndeshjen e fundit të karrierës së El Nino. Një futbollist që do të mbahet mend gjatë për bukurinë që i dha futbollit dhe kohët e arta që kaloi te Liverpuli. Mes një dedikimi emocionues, Iniesta e ka përshëndetur në këtë mënyrë Torresin:

“Është shumë e çuditshme. Do të thoja një rastësi e bukur. Ja ku jemi të dy, në ndeshjen tënde të fundit. Mua më ka mbetur dhe pak kohë. Ja ku jemi, në anën tjetër të botës. Ashtu siç është jeta, qesharake në natyrë, na kishte sjellë rrugën që të jepnim lamtumirën në Japoni.

Futbolli na bashkoi 20 vite më parë, kur ishim ende fëmijë. Mirë, ti do të jesh gjithmonë El Nino. Nuk do të ndahemi kurrë.

Ka qënë një udhëtim i mrekullueshëm. Ajo na ka dërguar në çdo cep të botës. Dhe shiko ku jemi sot. Në Tosu, ti dhe unë duke luajtur një ndeshje futbolli. Një më shumë. Por nuk është tërësisht e tillë, pasi është ndeshja jote e fundit. E kush do e mendonte? Do përballesh edhe me David Villan dhe do të shkosh në shtëpi. Duhet të dish se topi do të jetë më i trishtuar se dje.

Shijo gjithçka që po të vjen dhe ji i lumtur. Por sa e çuditshme Fernando. Ende pa u larguar, po më mungon”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top