You are here
Home > Kombëtarja > Largimi i Durmishajt, Shqipëria ndryshon me këtë modul të lojës për Turqinë

Largimi i Durmishajt, Shqipëria ndryshon me këtë modul të lojës për Turqinë

Pak kohë më parë, “Shqiperia.ch” ka publikuar formacionin më të mirë të Kombëtares, nisur nga forma që kanë treguar lojtarët gjatë gjithë kësaj kohe. Por në të ka vend edhe për ndryshime, pas largimit të Fiorin Durmishajt, që zgjodhi t’i bashkohej Greqisë.

Në portë si zakonisht është Strakosha në avantazh ndaj Berishës, ndërsa edhe qëndrat e mbrojtjes janë të padiskutueshme, me Gjimshitin dhe Ismajlin. Krahët e mbrojtjes që ofrojnë më shumë siguri janë Aliji dhe Hysaj, ndërsa një ardhje e papritur e Tomas Guidaras mund të ndryshonte shumë.

Mesfusha është e gjitha e përbërë nga tre tenorët e saj, Bare-Xhaka-Abrashi, që premtojnë shumë kilometra të përshkruara, por edhe agresivitet të madh. Sa i përket krahëve, do të jenë Uzuni dhe Lenjani ata që do të luajnë në to, nisur kjo nga forma që lojtarët kanë treguar në klubet e tyre. Ndërsa sa i përket majës së sulmit, Durmishaj i lë vendin Armando Sadikut. /Shqiperia.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top