
Një lidhje të ngushtë shoqërore ka mes dy lojtarëve të Kombëtares, Odise Roshit dhe Bekim Balajt. E sjellë kjo edhe nga vetë karriera, teksa kanë qënë së bashku te Rijeka dhe Akhmat Gronzi.
Por merkato e verës solli edhe ndarjen, pasi sulmuesi shkodran ka përfunduar te Sturm Grazi në Austri. Largësia nuk llogaritet për Odise Roshin, që i ka bërë një vizitë të veçantë Balajt, duke e ndjekur nga afër takimin me Rapidin e Vienës.
Fatkeqësisht lojtari shkodran nuk ka arritur që të gjejë rrjetën gjatë kësaj përballje. Gjithsesi pas mbarimit të ndeshjes, është takuar me mikun e vjetër për t’i treguar edhe qytetin e ri në të cilin ka nisur të ambientohet. /Shqiperia.ch/