
Takimi ndaj Bolonjës, për Elseid Hysajn do të jetë i fundit në Serinë A dhe me Napolin, të paktën edhe për disa kohë. Ancheloti nuk i ka dhënë kënaqësinë as që takimin e fundit, mbrojtësi shkodran të gjendet në fushë nga minuta e parë, përballë një skuadre si Bolonja.
Në shtëpi për ekipin e Napolit gjithçka duket e mbyllur në letër, megjithëse fusha e blertë do të flasë më mirë sa i përket fituesit. Nuk ka më asnjë engimë të vetme, përveç destinacionit përfundimtar të mbrojtësit të Shqipërisë.
Me fillimin e janarit, Hysajt ka bërë gati valixhet nga Napoli, teksa ndodhej në këtë skuadër prej disa sezonesh. Koha e tregojë, Elseidi nuk mund të rezistonte dot pa njeriun e librave dhe duhanit, ashtu siç e quajnë italianët teknikun e Chelseat, Maurcio Sarri. Gjasat janë të mëdha që shkodrani të përfundojë pikërisht në këtë skuadër, por na duhet të presim edhe për zhvillimet e reja. /Shqiperia.ch/