You are here
Home > Kombëtarja > Lampard vazhdon t’i jap besim, Armando Broja futet në listën për “Champions League”

Lampard vazhdon t’i jap besim, Armando Broja futet në listën për “Champions League”

Chelsea do të përballet ndaj Bajernit në “Champions League”, por londinezët kanë pak shpresa për kalimin e fazës më tej pasi kanë humbur me shifrat 3-0 në përballjen e parë ndaj ekipit gjerman. Dhimbja e kokës nuk ndalet këtu për Lampard pasi do të jetë me gjysmën e skuadrës. Pulisic, Willian, Pedro, Azpilikueta, Loftus Cheek, Gilmour janë futbollistët e dëmtuar. Për të vazhduar më tej, Alonso dhe Jorginho janë të pezulluar për shkakun e kartonëve, ndërsa dyshime ka edhe për Kanten.

Për këtë arsye trajneri i Chelseat ka zgjedhur pesë futbollistë nga akademia për t’i përfshirë në listën e “Champions League”. Mes tyre ndodhet edhe ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja. “Sport Ekspres” ka zbuluar pak ditë më parë se sulmuesi shqiptar ka refuzuar një ofertë që vinte nga Holanda për të, vetëm se kërkon të fitojë vendin e titullarit me çdo kusht në gjigantët e “Premier League”, për ta provuar të paktën deri në dhjetor. Së bashku me Brojën janë futur Bate, Laërence, Matsen dhe Simeu që kanë të drejtën e përfshirjes në lojtarët e thirrur nga Lampard për Bajernin, ndërsa duhet të presim ende për të parë vendimin përfundimtar të trajnerit se kë do të marrë me vete në këtë përballje. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top