You are here
Home > Kombëtarja > Lala për Shqipërinë: Kombëtarja nuk ka stabilitet në grup, Panuçi nuk ka faj

Lala për Shqipërinë: Kombëtarja nuk ka stabilitet në grup, Panuçi nuk ka faj

Në sytë e Altin Lalës, Kombëtarja padyshim ka diçka që nuk shkon siç duhet. Ish-kapitenit i kuqezinjëve në një intervistë për “TeleSport” ka thënë se për skuadrën është një situatë tranzicioni. Ndeshja me Izraelit mund të ketë qenë deri diku  e mirë për Lalën por grupi është duke u rinovuar dhe kjo sipas tij sjell fryma të ndryshme ne ekip të cilat nuk përshtaten. Lala ndër të tjera shprehet se faji më tepër do parë tek organizimi i lojtarëve sesa tek trajneri pasi është e lehtë të fajsosh Panuçin në një moment të tillë. Lala ka qenë për më tepër se 10 vite ushtari i Kombëtares dhe e njeh mirë organikën se si duhet të funksionoi grupi. Pra në syte e 42 vjeçarit duhet të punohet me grupin që po formohet dhe t’i jepet më tepër besim trajerit. Më poshtë deklarata e Altin Lalës:

(Kombëtarja)

Nuk më është dukur shumë e stabilizuar si skuadër. Fitorja me Izraelin mbulon gjithçka në njëfarë mënyre, por edhe atë ndeshje mund ta kishim humbur. Izraeli krijoi disa raste, ndaj mund edhe ta humbnim atë lojë. Është një tranzicion, disa lojtarë kanë ikur, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe duan kohë të ambientohen. Kështu është kombëtarja, me ndërrimin e brezave. Kjo është si medalja, që i ka të dyja anët. Mund të jetë hap para, ose hap mbrapa.

Kombëtarja varet nga kualiteti që kanë lojtarët. Mbi të gjitha, personalisht e shoh edhe në këtë aspekt: në qoftë se lojtarët nuk aktivizohen vazhdimisht me klubet e tyre, këtë produkt do të kesh edhe me fanellën kuqezi. Eshtë shumë e vështirë të vish nga bankina dhe të kesh rendiment në ndeshjet e kombëtares. Ky është dhe një nga problemet, pasi shumica e lojtarëve nuk aktivizohen vazhdimisht me klubet e tyre. Nuk do të ishte korrekte që t`ia ngarkojmë të gjitha përgjegjësitë trajnerit. Gjendja e skuadrës është e tillë dhe duhet ta pranosh realitetin.

(Trajneri)

 Nëse do t`ia ngarkosh fajin trajnerit kot, këtë mund ta bësh gjithmonë, se në fund fare trajneri ka postin e drejtuesit dhe mban kostot e veta. Në këtë rast, unë nuk e shoh që problemi është i trajnerit. Është çështja e grupit: disa lojtarë janë të dëmtuar, disa nuk kanë luajtur. Pra këto janë të gjitha problematika, që ka për momentin kombëtarja. Unë mendoj se edhe kampionati shqiptar ka pasur zhvillim në përgjithësi. Unë e kam ndjekur dhe vazhdoj ta ndjek Superligën. Natyrisht që është më e lehtë pastaj të zgjedhësh.

Pastaj është dhe tregu i huaj, sepse shumica e lojtarëve kanë lindur jashtë. Këto që luajnë në grupmosha mund të kenë gjasa në të ardhmen për t`i dhënë një suport kombëtares së madhe. Por, e gjitha, ku fillon dhe ku mbaron, është skuadra ku aktivizohen futbollistët. Në qoftë se lojtarët në skuadrat e tyre nuk luajnë, nuk mund të kenërendimet edhe në kombëtare. Aty vijnë vetëm për një javë, ndaj nuk mund të bësh dot asgjë, nëse nuk je aktivizuar. Trajneri ka në dorë vetëm të krijojë grupin dhe një sistem që të merren vesh më mirë me njëri-tjetrin. Kaq, nuk ka çfarë të bëjë më shumë trajneri. Pra, është kualiteti i lojtarëve që ka në dispozicion trajneri, pjesë e rëndësishme e kombëtares. Duke pasur grupin e mirë, atëherë edhe trajneri mund të bëjë më shumë. Kështu mendoj unë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top