
Fiorentina ka fituar një ndeshje me rezultat të pazakontë ndaj skuadrës amatore të Val di Fassa. Me ekipin e parë të të njohurëve italian ishte edhe mesfushori shqiptar, Erald Lakti. Ky i fundit ka qënë kapiten te të rinjtë e Fiorentinës, ndërsa tashmë po grumbullohet në ekipin e parë.
Në ditën e sotme lojtari i Shqipërisë ka luajtur si titullar, ndërsa ekipi i tij fitoi me shifrat 21-0. Një festival golash, që ishte disi e kuptueshme pasi luhej ndaj një grupi lojtarësh të rinjë, të cilët futbollin nuk e kanë punë të vetme, por e luajnë me kohë të pjesshme. /Shqiperia.ch/