You are here
Home > Kombëtarja > “Lajthitjet” nuk kanë fund, ish-sulmuesi i Shqipërisë U-21 do të përfaqësojë Malajzinë

“Lajthitjet” nuk kanë fund, ish-sulmuesi i Shqipërisë U-21 do të përfaqësojë Malajzinë

Në një kohë kur flitet për futbollistët që kanë dyshime sa i përket zgjedhjes së Kombëtares, një rast tjetër për të vënë duart në kokë është ai i Liridon Krasniqit. Ish-sulmuesi që ka luajtur edhe dy takimet me Shqipërinë U-21, do të përfaqësojë Malajzinë.

Tashmë nuk ka më asnjë diskutim të vetëm, ndërsa procedurat janë duke shkuar drejt fundit. Madje për të arritur deri në këtë pikë, sulmuesi sakrifikoi aq shumë sa zgjodhi të rikthehej sërish në kampionatin malajzez, me ekipin e Melakas, vetëm për të plotësuar kushtet dhe të përfaqësonte këtë vend.

Kështu, në Malajzi duhet që një lojtar të ketë kaluar 5 vite karrierë në kampionatin vendas, ndërsa sulmuesi shqiptar kishte bërë 4 të tilla. Tashmë plotësimi i procedurave është çështje kohe, ndërsa si të mos mungonte furnizimi i Europës, Shqipëria duhet të mbush me lojtarë edhe kontinentet e tjera. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top