You are here
Home > Kombëtarja > Lajmi më i bukur/ Lampard surprizon ndal Liverpoolit, thërret Armando Brojën dhe gati debutimi

Lajmi më i bukur/ Lampard surprizon ndal Liverpoolit, thërret Armando Brojën dhe gati debutimi

Pritjes tashmë i erdhi fundi. Armando Broja merr ftesën në ekipin e parë të Chelseat. Paraqitjet e jashtëzakonshme me të gjitha ekipet e moshave dhe golat e vazhdueshëm i janë shpërblyer sulmuesit shqiptar. Një ftesë nga Lampard kishte kohë që përflitej nga mediat angleze.

Trajnerit të bluve të Londrës me sa duket i ka pëlqyer ajo çfarë ka parë në “Stamford Bridge” fundjavën e shkuar, ku në çerekfinalen e FA Cup mes Chelsea U-18 dhe Millwall U-18 ishte pikërisht Broja që do të vendoste fatin e takimit. Një gol me roveshatë, që të kujton Ronaldon, u mohua nga arbitri, ndërsa tjeri që do të mbante firmën e shqiptarit do të zgjidhte edhe ndeshjen.

Kështu, Lampard nuk ka pritur më gjatë për ta afruar Brojën me ekipin e parë. Burime të sigurta të “Sport Ekspres” konfirmojnë se futbollisti 19-vjeçar i është bashkuar grupit të lojtarëve të ekipit A, me të cilët është grumbulluar në hotelin ku do të qendrojnë yjet londinezë. Kështu Broja do të jetë nën urdhërat e Lampard për ndeshjen e nesërme që Chelsea luan në FA Cup me një kundërshtar të rëndësishëm si Liverpooli i Kloppit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top