
Milot Rashica do të mungojë sipas të gjitha gjasave në përballjen që Kosova do të zhvillojë ndaj Çekisë dhe Anglisë. Ky është raportimi i fundit që vjen nga vetë Werder Bremeni, që shkruan se sulmuesi shqiptar ka pësuar një dëmtim ndaj Duseldorfit që do e lërë jashtë për disa javë.
E konfirmuar është fakti se Rashica nuk do të jetë pjesë e Werderit deri në ndeshjen e fundit para ndeshjeve të Kombëtares, 1 shtator. Kjo ia bën të pamundur grumbullimin edhe me dardanët për dy ndeshjet e shtatorit. Një zyrtarizim do të mbyll gjithë rastin, por nuk është e vështirë që të kuptohet sesa janë shanset që një nga sulmuesit më të mirë shqiptar në këtë moment, të gjendet sërish në fushë. /Shqiperia.ch/