You are here
Home > Kombëtarja > Lajme të mira vijnë nga Italia, Hysaj do të jetë gati për Shqipërinë në nëntor

Lajme të mira vijnë nga Italia, Hysaj do të jetë gati për Shqipërinë në nëntor

Shqipëria mund t’i gëzohet lajmit që vjen nga Italia. Në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur Kombëtarja jonë, kundër Turqisë dhe Moldavisë, ka bërë pa kapitenin e saj. Elseid Hysaj pësoi një dëmtim “horror” që e mbajti për një kohë të konsiderueshme jashtë fushës, madje duke i mohuar edhe Kombëtaren.

Por mbrojtësi shkodran është kthyer në fushë dhe pak më shpejtë nga çfarë ishte menduar. Pas fitores së arritur ndaj Salzburgut në shifrat 2-3, faqa zyrtare e Napolit raporton edhe rikthimin e Hysajt. Ky i fundit ka kryer edhe stërvitjen e parë me grupin e skuadrës. Ende nuk dihet saktësisht nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës ndaj SPAL-it, por rikuperimi i tij do të jetë i plotë për ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Megjithëse tani do e ketë të vështirë edhe aty, pasi Frederik Veseli ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top