You are here
Home > Kombëtarja > Lajm i trishtë nga Italia! Kumbulla dhe Rrahmani të izoluar, kontakt me lojtarin që kishte Koronavirus

Lajm i trishtë nga Italia! Kumbulla dhe Rrahmani të izoluar, kontakt me lojtarin që kishte Koronavirus

Rasti i dytë i konfirmuar me Koronavirus, Manolo Gabiadini ka bërë që ekipi ku luajnë dy futbollistët shqiptarë, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani, të përfundojë në karantinë. Të dyja ekipet janë përballur me njëra-tjetrën vetëm 4 ditë më parë, ndërsa lojtari që rezulton pozitiv me COVID-19 ka qenë që nga minuta e parë në fushë.

Një rrezik i madh këtu edhe për lojtarin shqiptar Amir Rrahmani, që kishte për detyrë ta mbyllte Gabiadinin në aksionet sulmuese. Kjo është një humbje e madhe edhe për Kosovën ,që nuk do të llogarisë lojtarin dhe mbrojtësin më të mirë të saj kundër Maqedonisë së Veriut, pasi nuk do të stërvitet dhe do të qendrojë i izoluar. Gjithashtu të njëjtin fat do të ketë edhe Marash Kumbulla ,që edhe pse gjendej në stol kundër Sampdorias ka pasur kontakte me të gjithë shokët e ekipit.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top