
Lacio e vlerëson Strakoshën dhe e bën njëkohësisht lojtarin më të shtrenjtë të kombëtares shqiptare. Duke parë interesin e vazhdueshëm që vlen nga Anglia, me ekipe si Totenhem dhe Arsenali, presidenti Lotito nuk ka humbur kohë për t’i ndarë gjërat.
Për këdo që kërkon marrjen e gardianit të Kombëtares, duhet të derdh 50 milionë euro në arkat e klubit italian. Ky çmim nuk do të ketë asnjë diskutim më të vogël sipas asaj që raportojnë mediat në Itali. Sigurisht që është një vlerë shumë e madhe, duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një portier. /Shqiperia.ch/