You are here
Home > Futboll Bota > Lacio publikon listën për Europa League, “armatoset” me shqiptarë

Lacio publikon listën për Europa League, “armatoset” me shqiptarë

Nëse fati nuk do të ishte kundër tyre, atëherë do të flisnim për listën e Lacios në “Champions League”, por ajo humbje dramatike dhe e pamerituar ndaj Interit në ndeshjen e fundit, bëri që ekipi kryeqytetas të mjaftohet me “Europa League”.

Në ditën e sotme, italianët kanë publikuar listën e lojtarëve që do të kenë mundësinë të luajnë në Europë dhe në të, do të gjenden jo pak, por 3 futbollistë me origjinë shqiptare, njërin prej të cilëve e kemi edhe në Kombëtare.

Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi do të jenë futbollistët e gatshëm që do të kenë minutat e tyre në këtë kompeticion të rëndësishëm. Për dy futbollistët e parë nuk kishte asnjë dyshim, por për Riza Durmishin, askush nuk mund të fliste me siguri që lacialët do e merrnin në Europë. Gjithsesi, kjo është lista dhe Lacio është gati për “luftë” me armaturën shqiptare. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top