
Lacio e ka marrë vendimin për talentin shqiptar të 2 Korrikut, Guri Hana. Ky i fundit arriti të siguronte një provë tek ekipin italian, duke qenë prej disa ditësh në kryeqytetin italian. Megjithatë, përgjigja për futbollistin që tashmë ka marrë edhe një ftesë nga grupmoshat e Kosovës, ka qenë negative.
Do të ishte vetë babai i lojtarit në fjalë, që do të shpjegonte përgjigjen e klubit të Lacios. Sipas tij, ky refuzim ka ardhur për shkak se italianët kërkonin në skuadër lojtar me nivel më të mirë sesa ata që zotëronin aktualisht, ndërsa Guri Hana ishte njësoj si ta. Gjithsesi, një falenderim i veçantë ka qenë edhe për Igli Taren që i mundësoi shansin e provës Gurit, e përmendet faktin që te të rinjtë ndodheshin shumë shqiptarë që janë të lindur në Itali.
“Sot na erdhi përgjigja nga Lacio për Gurin, ishte negative. Për tu pranuar në një ekip të tillë, duhet të bësh dallimin me të tjerët. Guri ishte mirë në prova, mirëpo nuk ka qenë më i mirë se ata që ndodheshin aktualisht. Me respektin më të madh falenderoj Igli Taren, që na mundësoi provën. Pa harruar dhe një djal nga Kavaja që në ka ndihmuar me ambientimin në kamp dhe shumë shqiptarë të tjerë që gjendeshin te Lacio(të lindur në Itali). /Shqiperia.ch/