Një ndeshje me rivalitet të madh duhej të ishte ajo midis Lacios dhe Interit, por që nuk rezultoi e tillë. Zikaltërit kanë dominuar në çdo sektor të fushës kundërshtarin, duke ia dalë me rezultatin 0-3 në “Olimpico”.
Por ajo që ka bërë përshtypje në këtë takim, ishte një mbrojtje e cila bënte gafa naive dhe që nuk i shkonte përshtat një klubit që pretendon të futet në “Champions League”. Nëse lacialët kërkojnë më shumë në kampionat, atëherë presidencës i duhet të ndërhyrjë menjëherë në prapavijë.
Megjithëse janë tre golat e pësuar, Strakosha kishte pak ose aspak përgjegjësi në ato realizime. Njeriu i fundit që duhet të kritikohet tek kjo Lacio, që mund të bëj shumë më tepër në Itali. /Shqiperia.ch/