You are here
Home > Kombëtarja > Lacio, fitorja dhe Champions-i në duart e Strakoshës

Lacio, fitorja dhe Champions-i në duart e Strakoshës

Bardhekaltrit dhe Interi do të diskutojnë këtë javë vendin e katërt në Serinë A, e cila iu garanton sukses dhe të ardhura me pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve. Mirëpo, skuadra kryeqytetase ka një avantazh në këtë përballje, pasi futet në fushë për dy nga tri rezultatet e mundshme. Në shkrimin e dedikuar të “Rai Sport” për këtë përballje, kryefjala e takimit do të jetë gardiani i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha.

Strakosha555

“Thomas Strakosha është rritur shumë dhe në garat e fundit e ka treguar në fushë këtë gjë. Në ndeshjet e kampionatit, numri një i Lacios e ka shpëtuar skuadrën nga disa humbje, ku së fundmi më e rëndë- sishmja ishte ndaj Atalantës në ‘Olimpico’. Djaloshi shqiptar është i ri në moshë, por me shumë perspektivë. Të dielën do të jenë shumë tifozë me sytë nga Lacio dhe ai”, ka deklaruar Xhuzepe Bisantis. Portieri kuqezi do të jetë përballë kryegolashënuesit të Iterit në këtë përballje, i cili kërkon të udhëheqë milanezët drejt Champions-it, por edhe tenton një rekord personal: atë të kryegolashënuesit të Serisë A.

/Panoramasport

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top