You are here
Home > Kombëtarja U-19 > Lacio e thirri në provë në Itali, Guri Hana zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë

Lacio e thirri në provë në Itali, Guri Hana zgjedh të përfaqësojë Shqipërinë

Përpara vetëm pak javësh, Lacio e thirri në provë mbrojtësin shqiptar, Guri Hana. Aftësitë e mëdha të këtij lojtari, që mund të luajë me të dyja këmbët dhe të ofrojë siguri në prapavijë, i shtnë italianët për të thirrur shqiptarin.

Megjithatë përgjigja përfundimtare do të ishte negative dhe kjo jo për shkak të mungesës së aftësisë që zotëron Hana. Lacio kërkon futbollistë me aftësi të jashtëzakonshme, që dalin përtej potencialit të lojtarëve që zotëron aktualisht në Itali. Ndërsa Hana gjendej në të njëjtin nivel me futbollistët e të rinjëve të Lacios.

Pra jo mjaftueshëm sa për të bërë diferencën, por me më shumë punë në të ardhmen, mund të arrijë shumë larg. Tashmë lojtari i 2 Korrikut i është bashkuar Shqipërisë U-19 në grumbullim, ndërsa më parë ka luajtur edhe për grupmoshat e Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top