You are here
Home > Futboll Bota > Lacio e shqiptarëve në ankth para Milanit, prifti i jep efektin e kundërt skuadrës

Lacio e shqiptarëve në ankth para Milanit, prifti i jep efektin e kundërt skuadrës

Përpara dy takimeve të “ferrit” që Lacio kishte në kalendar, ndaj Milanit në Kupë dhe derbin me Romën në kampionat, presidenti Lotito kishte një gjetje origjinale.

Kështu në qëndrat stërvitore të kryeqytetasve, u thirr një prift për të thyer mallkimin e dëmtimeve të shumta. Faktikisht në gjithë ndeshjet e fundit të Lacios, trajneri Inzagi është detyruar të luajë me gjysmën e formacionit.

Mesa duket ardhja e priftit ka dhënë ndikimin e kundërt te skuadra e lacialëve, pasi jo vetëm që nuk ka ndodhur “mrekullia” për riaftësimin e lojtarëve, por ka edhe një tjetër dëtimim. Këtë herë është Luliç ai që shkon në infermieri, duke qënë në dyshime të mëdha për takimin e nesërm ndaj Milanit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top