
Një prej akademive më të mëdha në botë që shquhet për nxjerrjen e talenteve të reja, është edhe ajo e Barcelonës, “La Messia”. Pikërisht nga kjo akademi po del edhe një lojtarë i ri që quhet Labinot Kabashi. Është vetëm 18 vjeç dhe roli i tij në qendër të mesfushës, e bën këtë djalosh me një të ardhme të madhe.
Prej disa javësh mungoi në fushat e blerta për shkak të një demtimi që pësoi, po sipas mediave pranë ekipit të të rinjve katalanas, Kabashi është i gatshëm të kthehet me klubin Barcelonës U-19. Tashmë Labinoti do të kthehet sërish të kontribojë për këtë fanellë ku po rritet, teksa me kalimin e viteve nuk do të jetë e largët dita që do ta shohim me Barcelonën e madhe, përkrah yjeve të kësaj skuadre.
Kujtojmë që 18-vjeçari Kabashi ka qënë i grumbulluar edhe me përfaqësuesen e Kosovës në dy sfida, atë përballë Kroacisë dhe Ukrainës, por nuk ka mundur ende të debutojë ndoshta dhe për shkak të moshës së tij. Mesfushori gjithashtu shihet si një e ardhme e sigurt e dardanasve, ku mund të përmendim faktin se është një potencial rezervë i Challand dhe gjasat janë të mëdha që të grumbullohet në sfidat kualifikuese të Euro 2020. /Shqiperia.ch/